Makina bie në humnerë, plagosen tre persona

438
Një aksident i rëdë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koman në Vaun e Dejës. Një automjet është rrëzuar në humnerë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona që ndodheshin brenda makinës. Identiteti i tyre nuk dihet ende, ndërkohë që mësohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë. Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Sigal