Lushnje, liri me kusht gruas që goditi burrin

470
LUSHNJE – Gjykata e Lushnjës ka lënë të lirë 26 vjecaren, Edmonda Trimi, e cila ishte arrestuar për dhunë ndaj të shoqit. 26-vjecarja doli sot para togave te zeza ku u njoh me masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa asaj i ndalohet përkohësisht të dalë jashtë vendit.
E njëjta masë sigurie u kërkua edhe nga prokurori i cështjes, ndërsa në sallë i pranishëm ishte edhe bashkëshorti Iisaj 36 vjecar, Niko Trimi I cili kishte bërë edhe denoncimin në polici ndaj bashkëshortes.
E pandehura teksa pranoj ngjarjen për të cilën akuzohej, u shpreh se edhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
Edmonda Trimi u la të takonte edhe 3 vajzat e saj të mitura, ndërsa pohoi se do të kthehej në banesë nëse nuk do binte më pre e dhunës së bashkëshorit të saj.
Niko Trimi dy ditë më pare pranoi se për hir të vajzave do ja faltë tradhëtinë dhe dhunën 26 vjecarës, por kërkoi që kjo e fundit të hiqte dorë nga tradhëtitë, telefoni dhe facebooku. 
Ishtë pikerishtë rrjeti social facebook që kishte ndezur konfliket mes cifit, teksa bashkëshorti i kërkontë të rese ta mbyllte Facebookun pasi kishte dyshime se përmes tij gruja krijonte lidhje jashtë martesore.
Sic duket edhe nga këto fotot e reja ishte mjaft active në rrjetin social facebook. Në shumicën e fotovë ajo është më fëmijet e saj, teksa viziton vende të ndryshme. 
Sigal