Lushnje, dhunon bashkëfshatarin me sende të forta, arrestohet

455
Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Lushnjes kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Shefqet Gjoni, 65 vjeç, banues në fshatin Plug. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fushat e fshatit Plug, për motive të dobëta ai kishte plagosur rëndë me sende të forta shtetasin me inicialet A.M, 58 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale agjentët kanë sekuestruar mjetin e përdorur nga agresori ndaj bashkëfshatarit, një kosë bari. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lushnjes për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal