Librazhd, hajduti kapet duke vjedhur në banesë, plagos me thikë 21-vjeçarin

427
Hajduti futet në banesë për të vjedhur, por kapet në flagrancë nga familjarët. I riu, 17-vjeçar, ka palgosur me thikë fqinjin e banesës që kishte si synim për ta vjedhë. Burimet zyrtare të policisë thanë se shetasi J.Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Shijon Elbasanm është futur për të vjedhur në banesën e shtetasit SH.K., 51 vjeç, në Librazhd, por më pas është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar komshiun e tyre dhe policinë.
Gjatë përpjekjes për t’u larguar, autori ka goditur me thikë në gjoks shtetasin A.ZH., 21 vjeç, banues në Librazhd, komshiun e të zotit të banesës , i cili u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbërritja në kohë e efektivave të policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje si dhe policia ka prangosur autorin e krimit. Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua, një thikë dhe një çantë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Sigal