Lezhë/ U plagos teksa pinte kafe, flet 35-vjeçari: Mu afrua në tavolinë dhe më qëlloi

433
Sigal

35-vjeçari Ridvan Koca, i cili u plagos një natë më parë në Lezhë ka treguar se nuk ka arritur ta njohë autorin.

Koca është shprehur se autori i është afruar në tavolinë, në lokalin ku ai po pinte kafe dhe e ka qëlluar në këmbë.

“Nuk kam konflikte me njeri. Nuk arrita ta njoh autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë. Mu afrua në tavolinë dhe më qëlloi tek këmbët,”– ka treguar Koca.

Ridvan Koca u plagos mbrëmjen e kaluar teksa po pinte kafe në një lokal në lagjen “Gurra” në Lezhë.

Ai është dërguar në spital nga banorët e zonës për të marrë mjekimin e nevojshëm.