Lezhë/ Sekuestrohen 375 kg duhan kontrabandë, 19 të proceduar

469
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Lezhës, në kuadër të operacionit të koduar “Mërkuri Bardhë“ me datë 04.10.2015, rreth orës 04:00 pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur konstatimin e 3 automjeteve ku ndodheshin 19 persona që transportonin mallrat kontrabandë të sekuestruara si provë materiale.
Konkretisht bëhet fjalë për një sasi prej 375.6 kg duhan të grirë, 203 steka me cigare filtër me mbishkrimin “GRAND”, 131 copë qese me filtra cigareje, 30 pako letër cigareje, 59 qese duhani bosh me mbishkrimin “Tarabosh” dhe “Samson”. Po ashtu, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 19 shtetasit në fjalë.
Sigal