Lezhë/ Mbytet pushuesja nga Kosova

280
Sigal

Kishte shkuar me pushim në Shëngjin të Lezhës, por humbi jetën duke u mbytur në det.

Ngjarja fatale ka ndodhur këtë të mërkurë, ku një grua e moshuar nga Kosova ka humbur jetën.

“Në Shëngjin, është  mbytur në det shtetasja  Sh.L.,71 vjeçe,  banues në Podujevë, Kosovë”, bëri me dije policia, në një njoftim paraprak të ngjarjen.

Të njëjtat burime shtuan se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.