Lezhë/ Arrestohet 29-vjeçari, vodhi administratorin e një biznesi

404
Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhjen me dhunë të administratorit të një biznesi në Lezhë. Sektori Kundër Krimeve të Renda në Drejtorinë e Policisë Lezhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit kryesor të dyshuar për vjedhjen me dhunë të shtetasit me inicialet P.Sh, administrator i një biznesi.

Arrestimi i 29-vjeçarit Dorian Prendi, banues në Lezhë, i bë pasi më datë 22.02.2015 i ka vjedhur me dhune rreth 3– 4 m në hyrje të banesës, armën pistoletë të shtetasit P.SH. të cilën e kishte me lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i K.Penal.
Sigal