Një këmbësore e moshuar është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë- Milot në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit.
“Shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor”, thuhte në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.