Lezhë, 5 persona grabisin një pikë karburanti dhe një supermarket

341
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lezhë, në një pikë karburanti. Sipas informacioneve të para grabitja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku 5 persona hynë në pikën e karburantit. Pasi kanë kryer krimin ata janë larguar menjëherë me një mjet tip Volgsëagen.

Po ashtu raportohet se është grabitur edhe një supermarket, i cili ishte afër pikës së karburantit. Nuk dihet ende sa është shumë që është grabitur.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e atuorëve.
Sigal