Lëvizte në sens të kundërt, 26 vjeçari shqiptar përplaset në tunel

401
Një grua 67-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në tunelin Misox të Zvicrës.
Shkak është bërë një mjet i cili po lëvizte në krah të kundërt me korsinë. Sipas policisë mjeti drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe 26-vjeçari shqiptar, por fatmirësisht me lëndime të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 13, teksa shqiptari me makinë e tij po udhëtonte për në Ticino. Në momentin kur ka hyrë në tunel, ai është përplasur ballë për ballë me një makinë tjetër, dhe si pasojë e goditjes së fortë dy mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht.
Sipas mediave zvicerane gruaja 67-vjeçare vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa shqiptari u dërgua në spitalin San Giovanni në Bellinzona.
Prokurori dhe policia nisi hetimet për ngjarjen, si dhe për të kuptuar shkaqet pse automjeti i shoferit shqiptar përfundoi në korsinë e kundërt. Si pasojë e aksidentit, rruga mbeti e mbyllur përreth 4 orë. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe 15 zjarrfikës dhe dy ambulanca.
Sigal