Lëvizte në rrugë me kalë, i moshuari përplaset për vdekje nga makina në Korçë

267
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në fshatin Neviçisht.

27 vjeçari E. G., banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur 70 vjeçarin H. R., banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

27-vjeçari është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksident