Lëvizte me pranga dhe ‘trullosëse elektrike’, arrestohet i riu nga Fieri (Emri)

521
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte me armë të ftohtë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, Fatjon Myrtaj iu gjet një pajisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta “Trullosëse elektrike” dhe një palë pranga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Mbante armë të ftohta me vete, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatjon Myrtaj, 27 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar, në qytetin e Lushnjes, rezultoi se mbante me vete një pajisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta “Trullosëse elektrike” dhe një palë pranga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Neni 279/2, i Kodit Penal.
Sigal