Levizje të befta në policinë e shtetit, zbulohen dy ndryshimet e bujshme

572
Sigal

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, ish drejtor i policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në  Policinë e Shtetit. Ajo që është larguar nga deparetamenti i kufirit dhe migracionit është Aida Hajna.

Tonin Vocaj është ish-drejtor i Policisë së Tiranës.

Këto janë ndryshimet e para që Lleshaj ka ndërmarrë që prej marrjes së postit të ministrit të brendshëm, duke pasuar Fatmir Xhafajn.