Lazarat, digjet gjysma e një banese, shkak shkëndija elektrike

454
Sigal

Gjatë natës ka rënë zjarr në një banesë në fshatin Lazarat, si pasojë është shkrumbuar gjysma e shtëpisë.

Shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike, e cila ka bërë që të shkrumbohet gjysma e shtëpisë së Bajo Meçit në fshatin Lazarat.

Zjarri ka shkrumbuar një dhomë së bashku me orenditë shtëpiake.