Lamtumirë  Prof. Dr. Sabit Brokaj, nderi i Labërisë!

52

Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Sabit Brokaj, është një humbje e madhe për botën akademike, shkencën mjekësore dhe për të gjithë miqtë  dhe dashamirësit që patën fatin të takoheshin qoftë edhe në një rast të vetëm me Prof. Sabitin. “Telegraf” e ka pasur një nga bashkëpunëtorët, por edhe këshilluesit  më të ngushtë  Prof.Sabitin. Shkrimet e tij, intervistat e shumta, kujtimet,  por edhe këshillat që ai jepte nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe buzëqeshjes së  ëmbël dhe humane si në aspektin politik , ashtu edhe atë social, tashmë  janë dhe do të mbeten  pjesa më e artë e arkivit të “Telegraf”. Në emër të botuesit të gazetës “Telegraf”, Agim Çiraku, njëkohësisht edhe Nën/Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” i shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve, intelektualve, lexuesve të  shumtë të tij  dhe të  gjithë anëtarëve  të Shoqatës “Labëria”. Fizikisht do të namungoni Prof. Sabiti, do të na mungojnë edhe buzëqeshjet dhe përshëndetjet tuaja të mbrëmjes gjatë shëtitjeve në  rrugën para “Librit Universitar”. Por shpirtërisht, Ju do të mbeteni përjetësisht  në mendjet dhe zemrat tona.  Zoti Ju bekoftë!

Për Gazetën “Telegraf”

Drejtori

Engjëll Musai