Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar

464
Sigal

Mësohet se turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018, por vetëm tani është marrë njoftimi nga autoritetet kosovare.

Mësohet gjithashtu se në banesën fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.

49 vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç. Këta shtetas janë të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata janë pritur nga Admir Hoxha (biznesmeni që akuzohet se ngriti laboratorin( në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me shtetasin kosovar, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas Prokurorisë kishin sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.