Kush është grupmosha që ka shkaktuar aksidentet në Shqipëri

321
INSTAT ka publikuar këtë të hënë shifrat për dhjetëmujorin e aksidenteve për vitin 2017 dhe sipas numrave rezulton se aksidentet janë ulur me 6.3% krahasuar me ato të një viti më parë.
Sipas INSTAT deri në muajin tetor të këtij viti kanë ndodhur 184 aksidente, ndërsa numri i të plagosurve është 203. INSTAT thekson se shkaku kryesor i aksidenteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve, që konkretisht zënë rreth 82% të rasteve. Mosha e drejtuesve të mjeteve që përfshihen në aksidenteve është ajo mes 25 dhe 35 vjeçarëve. Përsa i përket shifrave të vdekshmërisë si pasojë e aksidenteve, INSTAT informon se për 100 mijë banorë në vend, vdes një person.
Raporti i plotë:
Në muajin Tetor 2017 numërohen 184 aksidente rrugore nga 193 aksidente të ndodhur në Tetor 2016. Në krahasim me Tetor 2016, numri i aksidenteve është ulur me Numri i të aksidentuarve është 223 persona, nga 257 që ishte një vit më parë, për të njëjtën periudhë. Në dhjetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të plagosur gjatë muajit Tetor 2017 është 203, nga 230 persona të plagosur në Tetor 2016. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 2,9 %.
Në Tetor 2017, aksidentet rrugore, në 82,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në dhjetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,7 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 6,5 % me njëjtën periudhe të një viti më parë. Në Tetor 2017, numri i të vdekurve nga aksidentet për 100.000 banorë ishte afërsisht 1 person.