Kush është 39-vjeçari shqiptar që u vra dje në Torino

689
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë në qytetin e Torinos, një natë më parë.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për Shpëtim Frashëri, i njohur me nofkën “Çimi”.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar për të shtëna armësh, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka konstatuar shqiptarin e vrarë.
Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë dëshmuar në policia se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar në drejtim të shqiptarit.
Policia ka dyshime se vrasje ka ardhur si shkak i një konflikt që ai ka pasur me disa persona, po nga Shqipëria. Megjithatë, deri tani ende nuk ka persona të identifikuar si autorë të ngjarjes.
Sigal