Kush e njeh këtë fëmijë, të njoftojë prindërit

510
Sigal

Një fëmijë është gjetur i vetëm në plazhin e Spillesë në Durrës.

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje” ka bërë njoftimin në Facebook për të gjetur prindërit e Samuel Xhepës.

Njoftimi i Federatës:

Ky është Samuel Xhepa, vogëlushi 5 vjeçar, i cili ka humbur në plazhin Leonardo, në Spille.

Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit, i cili menjëherë i ofroi ndihmë pasi vogëlushi ishte pickuar nga një peshk.

Pas një bisede me vogëlushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa. Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe së bashku me Samuelin janë ende në pritje të familjes së vogëlushit.

Nëse e njihni vogëlushin dhe prindërit e tij, ju lutemi të jepni ndihmën tuaj që Samueli t’u bashkohet sa më shpejt prindërve.