Kurvelesh, asgjësohen 720 bimë kanabis, në kërkim të kultivuesve

482
TEPELENE – Rreth 750 bimë narkotike të llojit kanabis u zbuluan dhe asgjësuan përmes djegies në fshatin Nivicë të komunës Kurvelesh.
Në saj të informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e komisariatit të Policisë së Tiranës zhvilluan një kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Kurtez” ku gjetën në kultivuara në gropa, në një parcelë të hapur rishtas 750 bimë narkotike me një lartësi 5-10 cm, 30 prej të cilave u morën nga policia në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon operacionin antikanabis të koduar Këndrevica” për të zbuluar identitetin dhe kapjen e personave që kanë kultivuar lëndën narkotike. 
Sigal