Kurbin, në pranga 39-vjeçari, iu gjetën granata dhe municione luftarake në banesë

412
Efektivët e Komisariatit të Kurbinit kanë vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri, granata dhe municione luftarake. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Luan Ndregjoni, banues në Kurbin, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pushkë, 10 gjysmë automatikë, 128 fishekë luftarakë, dy granata dore dhe dy ndezës të granatave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
Sigal