Kukës/ Kamioni bie në liqen, shoferi i zhdukur

277
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po ashtu ndodhet në vendngjarje. Ndërkaq, nuk dihet ende asnjë për fatin e 37-vjeçarit që drejtonte kamionin.