Kukës, gjendet një foshnje e pajetë, policia shoqëron një grua

446
KUKES – Më 12 mars policia e Kukësit ka gjetur një foshnje të porsalindur të pajetë në fshatin Mamëz pranë rezervuarit. Foshnja është i seksit mashkull.
Lajmi për gjetjen e foshnjes është konfirmuar nga burime të policisë ndërkohë që kjo e fundit ka shoqëruar një grua të moshës 25-30 vjeç por nuk e ka bërë të ditur identitetin e saj.
Banorët e zonës të pyetur nga policia kanë mohuar të kenë dijeni në lidhje me këtë rast ndërkohë që çështja është marrë nën gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye hetimi ndërkohë që foshnja i pajetë është dërguar menjëherë për në Tiranë ku edhe po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Paraprakisht dyshohet se foshnja të jetë mbytur, ndërsa policia gjatë këtyre ditëve ka marrë në pyetje disa banorët të fshatit Mamëz.
Sigal