Kuçovë, kapet autori i dytë i vjedhjes së dyqanit me pasojë plagosje

494
Sigal

Është kapur autori tjetër i vjedhjes me pasojë plagosjen, në dyqanin e celularve në pronesi të shtetasit G.D.

Pas ndalimit dy ditë më parë të Klaudio Naskës, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, në prangat e policisë ka rënë edhe 18 vjeçari, Arben Tabaku.

Të dy të rinjtë pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit,  E.I, 24 vjeç, vodhën 23 telefona celular dhe një laptop në dyqanin e ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”.