Kryeqyteti në “darën” e krimit/ Siguria publike e qytetarëve është në rrezik, lëndë narkotike, dhunë dhe vrasje. Policia inekzistente

294
Sigal

Kryeqyteti “në darën” e krimit, lëndë narkotike, dhunë e plagosje  gjatë 24 orëve

Qyteti i Tiranës përgjatë  24 orëve të fundit, është kërcënuar nga vepra të ndryshme penale duke rrezikuar sigurinë publike. Klimë terrori është fjala që përmbys klimën e sigurisë.Të dielën, qytetarët e Tiranës u zgjuan edhe më pak të sigurt. Klima e terrorit në vend tregon qartë se krimi godet kudo, që nga ekzekutimet , dhuna, vjedhet kultivimi masiv i lëndëve narkotike e deri tek grabitjet e qytetarëve të ndershëm. Njerëzit rrëmbehen në rrugë për ditën me diell dhe policia bën bujë vetëm kur arreston ndonjë të dehur në timon. Gjithkush është i rrezikuar dhe askush nuk beson se qeveria me pasqyrën e saj “POLICINË”  ka forcën të parandalojë të tilla krime.

Një “gjurulli ” e vërtetë gjatë kaq një periudhe kaq të shkurtër kohe, ku trafikantët lëvizin me kanabis dhe kokainë nëpër duar. Në derë të shtëpisë , pikërisht vendi ku supozohet të ndihesh i sigurt bie pre e dhunës. 50 -vjeçari , pasi në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Në spital në hundën e mjekëve e sigurisë maksimale , pas një konflikti  të çastit,  plagoset me sende të forta shtetasin I.M. Shkon për tu shëruar dhe gjen belanë. Ku është policia kur ndodhin të gjitha këto?

Në mes të ditës në fshatin Çetë, Kavajë,  lëviz me një biçikletë të vjedhur i qetë hajduti. Bëjmë një sy qorr edhe për këtë.

Ngacmohet  seksualisht, një shtetase e mitur 13 -vjeçe  nga A.SH., 60 -vjeç. Pse nuk neutralizohen këto që më pas të mos vijojë vargu i krimeve të tipit “babai vret përdhunuesin”, se dikush duhet të vërë drejtësi, por duhet të jetë policia.

Pse s ‘bëhet policia më largpamëse? Apo duhet të mendojnë vetëm kur nga taksat dhe djersa e qyetatarëve “vilen” para për tendera marramendës për uniforma policore ndërkohë që krimi “hedh valle”.