Kryeparlamentari Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademikut dhe historianit të njohur, Arben Puto

430
Sigal

E
dashur Leonora,


dashur Robert dhe Artan,

 

Me
hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor
Arben Putos.

Ky
është një lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, studentët e tij të
shumtë dhe disa breza lexuesish të veprës së tij të shkruar.

Profesor
Puto ishte nga ata njerëz të rrallë, që jeta ju dha një mundësi të veçantë;
jetoi në tre sisteme të ndryshme qeverisjeje, luftoi ndaj dy pushtimeve të
huaja duke marrë kështu përvojën jetësore të jashtëzakonshme të qytetarit të
angazhuar.

Ai
u bë dëshmitar, por dhe protagonist i historisë dhe zhvillimit të shoqërisë
shqiptare në kohë thyerjesh të forta dhe të rëndësishme.

Partizan
në Luftën e Dytë Botërore, pedagog i jurisprudencës e studiues mbas çlirimit të
vendit dhe veprimtar i shquar për të drejtat e njeriut në demokraci, Profesor
Puto ishte dhe do të jetë një pikë e rëndësishme e kujtesës sonë; gjirokastriti
tipik ishte qytetari i veçantë i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. 

Për
fat të mirë, përvojën vetjake, juristi historian, akademiku dhe studiuesi i
vëmendshëm, e përktheu në një kolanë të gjerë librash të vyer e të çmuar.

Librat
e tij janë trashëgimia më e mirë që Profesor Puto le pas për secilin nga ne.

Secili
nga to ka qenë frut i një pune të jashtëzakonshme kërkimore në arkiva duke
shërbyer dje, por mundet edhe sot, si një lëndë burimore dhe referim edhe për
autorë të tjerë.

E
dashur Leonora, të dashur Robert dhe Artan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia
më të sinqerta! Të gjithë ne kemi humbur një njeri të mirë!

 

Ilir META