Krujë, tritol shtëpisë së policit të qarkullimit rrugor

652
Rikthen shpërthimet me tritol në Krujë. Një sasi eksplozivi është vënë në shtëpinë e shtetasit Agron Voga në fshatin Halil të Krujës. 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka të lënduar. Është dëmtuar vetëm makina e Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë. 
Ai e ushtron këtë detyrë prej 13 vitesh. Dyshohet se ngjarja të lidhet me detyrën e Agron Vogës por po hetohen edhe pista të tjera. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal