Krimi në Korçë në familje/ Ja si burri e qëlloi me thikë gruan në vaskë

247
Krim i rëndë brenda familjes mëngjesin e dy ditëve më parë në Korçë, ku burri 35­ vjeçar masakroi me thikë bashkëshorten 29­-vjeçe, dhe më pas vrau edhe veten, duke lënë pas një fëmijë jetime, 6 vjeçe, duket se ka qenë i parapërgatitur nga autori. Paraprakisht policia dyshon se mes çiftit nuk ka pasur debat së paku para se të ndodhte ngjarja, pasi vetë skema e krimit duket si një parapërgatitje nga ana e autorit.
Ai ka pritur që gruaja e tij të zhvishej dhe të futej në tualet, ku kishte mbushur vaskën me ujë. Pikërisht në momentin kur 29­-vjeçarja është futur në vaskë, ai ka marrë një thikë të madhe (kamë) duke e goditur atë disa herë në qafë dhe kokë. Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe për rrjedhojë është gjetur pa jetë në vaskën e mbuluar nga uji dhe gjaku. Pas krimit, në një gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Mikel Xhiko ka qëlluar me të njëjtën armë të ftohtë edhe veten në bark. Ngjarja është zbuluar disa momente më vonë kur policia ka behur para derës së banesës.