Krim në familje në Roskovec, burri plagos me thikë gruan (Emri)

461
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Roskovec të Fierit, ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.2 të Roskovecit në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e plagosur ka mbetur Liljana Hataillari, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 27.09.2017, rreth orës 10:45, në lagjen Nr.2 Roskovec, shtetasi Shefit H., 56 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij shtetasen L.H, 53 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Shefit H. ndodhet në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin në flagrancë të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal