Kosovari Hoxha rol të rëndësishëm në aktivitetin e celulës terroriste “Rawti Shax”

479
Kosovari Eldin Hoxha luante një rol të rëndësishëm në aktivitetitn e celulës terroriste “Rawti Shax” në territorin italian. Me anë të Abdul Rahman Nauroz e dy përgjegjësve të degëve të kësaj celule në Suedi e Zvicër u realizua fiancimi i udhëtimit me 780 euro për kosovarin Hoxha nga Turqia drejt Sirisë më 1 janar të 2014.
Nisja e udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga investiguesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk drejt Sirisë ku kosovari ka mbërritur në një kamp stërvitjeje luftëtarësh të ISIS.
Në shkur të 2014 Eldi Hoxha është ktheyr me urgjencë në Itali përmes Zvicrës.
Eksperiencën e tij në kampin e luftëtarëve të Isis ai e ka përcjellë tek anëtarët e grupit italian të kësaj celule e duke u shndërruar në një shëmbull për t’u ndjekur nga të tjerët.
Personat e arrestuar në Britaninë e Madhe janë; Awat Wahab Hamasalih, Hamad Bakr e Rahim Zana Abdul Rahman e Kadir Sharif.
Personat e arrestuar në Norvegji janë; Faraj Ahmad Najmuddin alias Mullah Krekar, Twana Karim Rahim e Fatah Kamil Jalal.
Personat e arrestuar në Finlandë janë; Seddek Kadir Karim.
Pesonat e arrestuar në Itali janë; Abdul Rahman Nauroz, Hama Mahmoud Kaml, Abdula Salih Ali, Hasan Saman Jalal, Mohamad Fatah Goran, Hoxha Eldin e Jamal Ibrahim.
Sigal