Korçë, zhduket 19-vjeçarja

459
Prindërit e një 19-vjeçareje nga Devolli kanë denoncuar zhdukjen e vajzës, duke hedhur dyshime se mund të jetë trafikuar për shfrytëzim prostitucioni. prindërit e vajzës së zhdukur kërkojnë reagim më të shpejtë nga policia. Një 19 vjeçare nga fshati Sul i Devollit është larguar nga shtëpia prej 4 ditësh. Familjarët pasi janë vënë në kërkim të vajzës dhe nuk kanë mundur të gjejnë, kanë bërë denoncim në polici. Prindërit e Eleni Sejdos thonë se 19 vjeçarja është mashtruar nga tezja e saj, që sipas tij e ka trafikuar tek nje person me preçedent penal në Korçë, i cili e mban jashtë dëshirës në një banesë në fshatin Mborje. Rami Sejdo, i ati i vajzës: Këtë punë ja bëri kunata ime, Adriana Paja, me gjithë dhëndrin. Nuk e di fare ku e kanë çuar.Unë erdha në polici për të bërë ballafaqim me ata persona që e morën vajzën time dhe e shitën. Ata se morën mundimin fare. E kanë rrëmbyer dhe nuk dihet për se ka vajtur. Albana Sejdo, nëna e vajzës: Ju lutem shumë të më gjejnë çupën se më ka ikur në drejtim të paditur.Kam bërë me dijeni policinë, 129 qoftë të Bilishtit, qoftë rrethin e Korçës por nuk po më japin sqarim.Goca ime unë e di se është e shitur, është e shitur prej motrës sime. Prinderit e 19 vjeçares kanë akuzuar policinë lokale për neglizhencë, ndërsa kjo e fundit thotë se ka nisur hetimet.
Sigal