Korçë/ Plagosen me sende të forta pas një sherri dy persona

520
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherr me disa persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Marjan të Korçës, teksa dy të plagosurit po mblidhnin bimë medicinale janë konfliktuar me agresorët, ku këta të fundit i kanë goditur me mjete të forta duke i lënë të plagosur.

Sipas raportimeve të plagosurit janë: Altin Pillati, 47 vjeç ku sipasojë e plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të detajuar. I plagosuri tjetër është Mylazim Mukollari, 73 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.