Sigal

Një banesë private është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen nr.1 në vendin e quajtur ‘Cezmat e reja’.

Zjarri si fillim ka përfshirë oxhakun e banesës 2-katëshe dhe më pas është përhapur në dhe katin e dytë.

Pasi u sinjalizuan për ngjarjen, tri zjarrfikëse mbërritën në banesë, ndërsa bënë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.