Korçë/ Nxirret nga rezervuari trupi i 8- vjeçarit, ja njoftimi i policisë

234
Sigal

Një fëmijë 8 vjeçar humbi jetën ditën e sotme në mënyrë tragjike në parkun ‘Japonez’ në Korçë.

Policia bën me dije se shërbimet e zjarrfikëses dhe policies kanë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.