Policia e Kufirit e Migracionit në Korçë ka prangosur sot një këngëtare së cilës i është gjetur në çantën e saj personale një sasi lënde narkotike.
Sipas policisë së qytetit jug-lindor, në pranga ka rënë: Valbona. Xeka, 41-vjeçare pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në automjetit të saj tip “Mercedez-Benz”, me targë AA181ET, në një çantë personale, i është gjetur e bllokuar 12 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.



















