Korçë/ Goditën me sende të forta një person, shoqërohen 3 shtetas

16
Sigal

Pasditen e sotme, në lagjen nr.3 në Korçë, 3 shtetas me inicialet O. B., G. B., dhe D. B., për shkak të një konflikti kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç.

30-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, aty ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, tre autorët e dyshuar ndodhen në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.