Sigal

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë. Burri është gjetur nga banorët e zonë në rrugën e fshatit Ravonik., të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetasi me iniciale Jani Poda, 58 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Dyshohet se 58-vjeçari ka pësuar atak kardiak nga i ftohti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit.