Korçë/ Banorët e fshatit Barç dalin në protestë: Duam uji, rrugë, ndriçim dhe kanalizime!

60

Pasditen e së mërkurës banorët e fshatit Barç në bashkinë e Korçës kanë zhvilluar një protestë për plotësimin e kërkesave të parashtruara në Bashkinë e Korçës nëpërmjet peticionit që banorët kanë firmosur dhe dorëzuar në bashki para një muaji.

Disa nga kërkesat që ata kanë parashtruar në bashki janë investimet që fshati nuk i ka ndjerë gjatë 30 viteve të fundit, uji i pijshëm, kanalizimet, rruga tejet e amortizuar dhe mungesa e ndriçimit publik.

Fshati Barë me rreth 2000 banorë ndodhet vetëm tre kilometra larg qytetit te Korçës por edhe pse pranë kësaj bashkie ka mbetur një zonë e pazhvilluar.

Për këtë dhe shumë të tjera banorët shprehen se në mosrealizimin e kërkesave të tyre ata do te përshkallëzojnë protestat.

Kjo protestë u zhvillua pranë qendrës shëndetësore të fshatit nga një përfaqësi e banorëve për të respektuar masat e COVID-19 dhe distancimin social.