Kontrabandë mallrash, arrestohet pronari dhe dy doganierë në Korçë

461
Policia Kufitare e Korçës ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar pasi u kap me mallra të pa çdoganuar. Policia e Korçës bën me dije se janë arrestuar edhe dy doganierë. Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shteasit : Mimi Kello, 32 vjeç, banues në Bilisht si edhe filloi proçedimi penal, në gjendje të lirë, ndaj dy shtetasve, me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës : L.K, 57 vjeç, banues në Sovjan dhe E.M, 36 vjeç, banues në Korçë.
Kjo pasi, në fshatin Zëmblak, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, automjetit në pronësi të tij tip “Mercedes Benz”, me targa AA 540 KI, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, rreth 400 palë konfeksione (rroba) të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, për të cilat 32 vjeçari, nuk zotëronte dokumentacionin shoqërues.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm sasinë e mallrave, e kishte kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Ku në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dy doganierët e turnit, shtetasit L.K dhe E.M, nuk kanë kryer proçedurat korrekte, në lidhje me kontrollin e automjetit, që drejtonte Mimi Kello.
Sigal