Konfirmohet, Saimir Tahirit nuk i lejohet të ikë nga Shqipëria

473
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë të mos lejohet të ikë nga Shqipëria.
Masa e marrë pak ditë më parë është konfirmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndaj Tahirit është marrë masa e sigurisë ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.
Ndërkohë avokati i ish-ministrit të Brendshëm ka deklaruar se gjykata është një noter i prokurorisë dhe se çështjen do ta çonte në apel.
Ai deklaroi pas përfundimit të seancës, se ‘e prisnim një vendim të tillë të gjykatës’. AI ka thënë se nuk ka fakte per te justifikuar masën e sigurisë të dhënë nga gjykata.
Sipas avokatit, ish-ministri tahiri është i gatshëm të përballet me drejtesinë dhe se nuk ka asnjë rrezik që ai të ikë jashtë vendit.
Sigal