Konfirmohet në detyrë Bujar Sheshi, prokuror i Krimeve të Rënda

571
Sigal

Është konfirmuar në detyrë prokurori Bujar Sheshi, prokuror pranë Krimeve të Rënda.

Vendimi është dhënë pak minuta më parë në Kpk, ndërsa trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa.

Çfarë u konstatua në KPK:

Prokurori zotëron një apartament 59 metra katror të justifikuar nga të ardhurat e tij ndërsa ka deklaruar edhe një shtesë apartamenti të lëgalizuar nga ALUIZNI, por nuk ka deklaruar shpenzimet për të, si edhe një banesë një katëshe 162 metra katror me oborr e fituar si trashëgimi nga halla e tij.

Sheshi ka deklaruar një veturë të blerë në 2005, 7 mijë euro. Sipas ILDKPI-së, deklaratat e tij të pasurisë për vitet 2003 dhe 2004 nuk kanë qenë të qarta. Subjekti nuk ka deklaruar një shtesë sipër apartamentit të tij aktual dhe as shpenzimet e kryera për të por sipas ALUIZNI-t kjo strukturë nuk është shtesë pasi dalja në lartësi është nga brenda aprtamentit të tij dhe ndaj subjekti nuk ka patur detyrimin për ta deklaruar.

Nga ana tjetër sipas DSIK-së, SHESHI nuk ka kontakte me persona të papërshtatshëm ndërsa edhe nga ana profesionale është vlerësuar si i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Vendimi për Bujar Sheshin do të jepet ditën e mërkurë 24 tetor ora 10.