Kolumbiani që priti 256 kilogramë kokainë dënohet me 15 vite burg

558
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vite burg kolumbianin Cesar Augusto Triana. Triana akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe është kolumbiani i parë i cili dënohet në Shqipëri. Seanca, si i gjithë procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura. 37-vjeçari sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda ishte pritësi i 256 kilogramëve kokainë, e sekuestruar qershorin e vitit 2014 në portin e Tivarit, në Mal të Zi. Triana gjatë hetimit pranoi se ishte ai pritësi i drogës dhe gjithashtu do merrte në Shqipëri një pjesë të pagesës. Në bazë të dëshmisë së tij, ai do të paguhej nga 600 mijë deri 1 milion euro. Triana ka sqaruar, se pasi të merrte paratë, duhet të njoftonte një person në Spanjë, i cili do të vinte në Shqipëri për t’i transferuar të hollat përmes një banke të nivelit të dytë, në vendin tonë.
Sigal