Kjo është drejtoresha e Shkollës që humbi jetën në dush

159
Sigal

Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

‘Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE’, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.

‘E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë!  Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike’, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.