Këshilli Bashkiak i Kukësit: Ishim për protestë paqësore, dhuna nisi nga FNSH

628
Këshilli bashkiak i Kukësit, Hasit dhe Tropojës ka reaguar përmes një deklarate për protestën organizuar në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës së vendosur në këtë aks rrugor.
Sipas Këshillit Bashkiak, qytetarët janë thirrur në një protestë paqësore, por aktet e dhunës filluan nga forcat e FNSH para orës së fillimit të protestës.
“Aktet e dhunës nisën nga ana e Forcave të ndërhyrjes së shpejtë FNSH para orës së protestës. Ka qenë ndërhyrja e vazhdueshme e drejtuesve të protestës për të shmangur dhunën ndaj forcave të policisë. Aktet e dhunës nga protestuesit erdhën pas acarimit të situatës. Ne distancohemi nga çdo akt dhune ngado që të vijë”- thuhet në reagimin e Këshillit bashkiak të Kukësit, Hasit e Tropojës.
Sigal

keshilli bashkiak