Kavajë, vrau kushëririn me plumb në kokë, arrestohet 17 vjeçari

390
Një adoleshent akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij 14-vjeçar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës dje më 28 qershor 2015, ndërsa 17 vjeçari me inicialet Z.Sh. ka qëlluar nga pakujdesia me armë gjahu kushëririn e tij Sh.Sh.
Adoleshenti 17-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa ai mundohej të fshihej në pyll i përfshirë nga paniku. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj.
Sigal