Kavajë, mban peng për dy ditë në banesë dhe përdhunon 18 vjeçaren

510
Një 26 vjeçar nga Kavaja është arrestuar pasi akuzohet se ka marrë me forcë dhe ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar në banesën e tij një 18 vjeçare po nga Kavaja.
Sipas policisë mësohet se Roland Xhihani ka mbajtur peng për 2 ditë, nga data 27 maj deri më 29 maj, 18 vjeçaren
“ Më datë 04.06.2015, u bë ndalimi me inisiativë i shtetasit Roland Xhihani, 26 vjeç, banues në Kavajë, sepse më datë 27.05.2015, në lagjen 2 Kavajë, është marrë me forcë dhe është mbajtur peng në banesën e këtij shtetasi, shtetësja N.B, 18 vjeç, banuese në Kavajë, ku nga data 27.05.2015 deri me datë 29.05.2015, ky shtetas ka kryer marrëdhënje seksuale me dhunë me këtë shtetase. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas mban armë zjarri tip automatik pa leje përkatëse, për të cilin po punohet për gjetjen e saj. (Nenet 101, 110 të K.Penal)” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës të datës 5 qershor 2015.
Sigal