Kavajë/ Dy persona sherr në banesën e gruas, polici i burgjeve e vrau me armën e shërbimit

421
Sigal

Policia jep informacionin e parë zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur gjatë natës në Kavajë. Një person ka mbetur i vrare dhe një tjetër është plagosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen numër 2 të qytetit, në banesën e një gruaje.

Sipas policie “shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve”.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe ka qëlluar me armë, mbi B.T duke e plagosur.

“Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”- njofton policia.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.