Katër raste helmimi në spitalin e Fierit, dyshohet nga uji

430
Sigal

Paraditen e së shtunës, katër persona me simptoma të helmimit janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit. Helmimi dyshohet të ketë ardhur nga uji i burimit në njësinë administrative Frakull, në fshatin Kafaraj. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, ka marrë mostra nga ky ujë për t’i bërë analizat. Vetë të shtruarit në pavionin e sëmundjeve infektive dyshojnë se shqetësimet mund t’u kenë ardhur nga uji i burimit, të cilin banorët e pijnë prej shumë vitesh.