Kapet sasi rekord droge në Napoli, 8 ton marijuanë me vlerë 80 milionë euro

524
Autoritetet italiane të Napolit kanë përfunduar një operacion të madh ditën e sotme, i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.
Napoli Today shkruan se është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.
Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.
Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t’i sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.
Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece e cila është pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.
Sigal